BallinaSportPeshëngritja/Veli i dhuron Shqipërisë medalje në Kampionatin Evropian, ngjitet në podium

Peshëngritja/Veli i dhuron Shqipërisë medalje në Kampionatin Evropian, ngjitet në podium

Peshëngritja ruan statusin e sportit më elitar në vend, në të mirë dhe në të keq, shtanga kuqezi mbetet kryefjala në arenën ndërkombëtare. Kuqezinjtë e nisin me këmbën e mbarë kampionatin europian që po zhvillohet në Rusi. Evangjelia Veli arriti të sigurojë medaljen e parë duke u renditur e treta në stilin e shkëputjes. Dy muaj më parë kishte njoftuar largimin nga peshëngritja por rikthehet duke i dhuruar Shqipërisë një medalje bronci.

Në peshën 54 kg, Veli e nisi me 87 kg duke kaluar me sukses provën e parë, në të dytën provoi me 89 kg por pa mundur të mbajë shtangën lart. Në provën e tretë provoi sërish me të njëjtën peshë 89 kg një provë e suksesshme që i dhurojë medalje bronci. Në stilin e shtytjes u tregua e saktë vetëm në provën e parë me 105 kg duke dështuar më pas në dy provat e tjera me 108 kg. Pa frikë kjo mund të konsiderohet një arritje e madhe për shtangën kuqezi e cila në këtë europian shpreson shumë të arrije rezultate më të mëdha pasi të martën garon Briken Calja, kampioni në fuqi i Europës. Calaja garon në peshën 73 kg ndërsa të mërkurën zbresin në pedanë, Danjel Godelli dhe Erkand Qerimaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular