BallinaKronikeJa deri kur do të mbetet i bllokuar kalimi në Kapshticë

Ja deri kur do të mbetet i bllokuar kalimi në Kapshticë

Për shkak të situtaës së pandemisë autoritetet greke kanë shtyrë sërish afatin e mbylljës së kufirit në Kapshticë. Njoftimin për një afat të ri mbyllje deri më 19 prill e ka dhënë policia kufitare e Korçës.

Ja njoftimi i plotë:

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 19.04.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular