BallinaKronikePërndiqte dhe dhunonte të renë prej kohësh, 33-vjeçari tenton ta përdhunojë në...

Përndiqte dhe dhunonte të renë prej kohësh, 33-vjeçari tenton ta përdhunojë në mes të Tiranës, arrestohet nga policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Tiranë, ku një 33-vjeçar ka tentuar të përdhunojë një vajzë. Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Dorjana Bezat, e cila thekson se 33-vjeçari Gj. Koleka e përndiqte prej kohësh 32-vjeçaren dhe dje ka tentuar ta përdhunojë, në zonën e 9-katësheve. Siç raporton gazetarja Bezat, i riu ka shkuar te dyqani i vajzës dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Vajza i ka shpëtuar nga duart të riut dhe ka njoftuar menjëherë policinë. Para uniformave blu ajo ka thënë se 33-vjeçari ka ushtruar dhune fizike ndaj saj shume herë, si dhe e ka përndjekur prej kohësh.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular