BallinaKronikePo punonte tokën, freza i keput këmbën 27 vjeçarit në Korçë

Po punonte tokën, freza i keput këmbën 27 vjeçarit në Korçë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korçë gjatë mesditës së sotme. Në fshatin Porodinë, Korçë, shtetasi A. M., 27 vjeç, duke punuar arën me një mjet tip zetor, dyshohet se është plagosur rëndë në këmbë, si pasojë e frezës së mjetit.

Ja njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 06.04.2021, rreth orës 13:30, jemi njoftuar se në fshatin Porodinë, Korçë, shtetasi A. M., 27 vjeç, duke punuar arën me një mjet tip zetor, dyshohet se është plagosur rëndë në këmbë, si pasojë e frezës së mjetit. Aktualisht ky shtetas, ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular