BallinaKryesoreRama sulmon opozitën për 'infektimet', por shiheni 'masakrën' e Ballës

Rama sulmon opozitën për ‘infektimet’, por shiheni ‘masakrën’ e Ballës

Kryeministri Edi Rama kohët e fundit e ka kthyer në një nga kolonat e fushatës së tij negativiste, faktin e pritjeve entuziaste nga qytetarët që i bëhen kreut të opozitës Lulzim Bashën në çdo cep të vendit.

Duke synuar që të nxjerrë vota duke akuzuar se opozita po bën një “infektiv masiv”, pa nxjerrë deri më tani asnjë fakt apo rast të vetëm dhe duke qenë i informuar se në çdo takim të Bashës pavarësisht nga masiviteti zbatohet një protokoll anti-covid, edhe këtë të martë nga Bilishti ai u morr vetëm me këtë temë.

Në një komunikim me qytetarët aty, ai sulmoi sërish kreun e PD-së Lulzim Basha duke thënë se nuk mund të bëhemi  lolo, duke sfiduar armikun e padukshëm.

“Me keqardhjen që edhe këtu u desh të bëhej një organizim shumë i kujdesshëm duke lënë jashtë shumë më tepër se sa jemi këtu, por kjo është etika jonë, qasja jonë ndaj një problemi që është problemi i problemeve që duhet me e zgjidh me patjetër. Duam të sigurojmë shëndetin e qytetarëve, pavarësisht përkatësive të tyre, çdo jetë, e çdo shqiptar dhe shqiptare është një vlerë e çmuar e këtij vendi dhe kësaj bashkësie e ne nuk mundet ta vëmë në rrezik për disa shfaqje të pakuptimta në mesin e një lufte. Një lufte që ka karakterizuar këtë mandat të dytë”, tha Rama nga qyteti i Bilishtit.

Por pikërisht ndërkohë që sulmonte Bashën për këtë temë krahu i djathtë i tij në parti, Taulant Balla, i kompleksuar si duket edhe nga takimet entuziaste të opozitës nëpër Shqipëri, ka organizuar (nëse do të përdornim gjuhën e Ramës) “një masakër të vërtetë” infektuese, duke mbledhur qindra njerëz në një shesh.

Shihni fotografitë e mëposhtme të këtij takimi elektoral të Ballës, për të kuptuar se sa seriozisht mendon Rilindja për shëndetin e qytetarëve në këto kohë pandemie dhe fushate.

Kujtojmë gjithashtu, se pavarësisht se Edi Rama është kujdesur që në takimet e tij kryesore të shmangë grumbullimin maiv të militantëve të PS-së, nëse futesh në profilet e kandidatëve të tij në FB, sheh realisht çmendurinë e tyre duke organizuar në ambiente të mbyllura deri edhe festa, dreka e darka elektorale, ku marrin pjesë dhjetëra e qindra njerëz!

ImageImage

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular