BallinaAktualitetKlevis Balliu bëhet baba për herë të parë, publikon foton me djalin...

Klevis Balliu bëhet baba për herë të parë, publikon foton me djalin e porsalindur

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka dhënë një lajm të bukur për të gjithë ndjekësit e tij. Ai ka lajmëruar se sot është bërë për herë të parë baba. Bashkëshortja e tij ka lindur një djalë. Balliu ka publikuar një foto me djalin e tij në rrjetet sociale.

Ai shkruan se është plot emocione dhe lumturi dhe nuk arrin dot që ta përshkruajë këtë moment të bukur.

Postimi i plotë:

Të dashur miq.

Sot kam vendosur të ndaj me ju lajmin më të rëndësishëm, më të lumtur të jetës time.

Sot unë dhe bashkëudhëtarja e jetës time jemi bërë prindër për herë të parë.

Plot emocione, lumturi ishte takimi me ty biri im, takim që nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë.

Por këtë moment nuk mund të mos e ndaja  me ju miqtë e mi të mirë në kohë të bukura dhe të vështira.

Zoti bekoftë çdo fëmijë dhe çdo prind të këtij vendi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular