BallinaKronikeKundërshtuan policët me dhunë, arrestohen dy persona në Berat, nuk pranuan të...

Kundërshtuan policët me dhunë, arrestohen dy persona në Berat, nuk pranuan të tregojnë dokumentacionin e mjetit

Dy persona janë arrestuar në Berat për shkak se dhunuan policët teksa ishin duke kryer detyrën. Policia njofton se një 44-vjeçar dhe një tjetër 19-vjeçar nuk pranuan që t’i dorëzojnë policëve dokumentacionin e mjetit. Tashmë materialet për ta janë referuar në Prokurori.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Berat

Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

B.Q., 44 vjeç dhe B. Q., 19 vjeç, të dy banues në lagjen Çlirim, Berat.

Këta shtetas, në vendin e quajtur “Dogana”, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në pikën e kontrollit, nuk kanë pranuar të tregojnë dokumentacionin e mjetit dhe i kanë kundërshtuar ata me dhunë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular