BallinaKryesoreMeta paralajmëron Ramën: Përgjigjen për Rinasin do ta jap pasdite nga Vlora...

Meta paralajmëron Ramën: Përgjigjen për Rinasin do ta jap pasdite nga Vlora dhe “Tërmeti” le të marrë pjesë

Presidenti Ilir Meta reagon sërish për pezullimin e fluturimeve në Aeroportin e Rinasit, teksa i përgjigjet kryeministrit Edi Rama, i cili e cilësoi pak më parë si “një nga dy nxitësit e goditjes së çmendur, në kërkimin e palodhur të rrëzimit të qeverisë e shtetit”.

Meta paralajmëron se do t’i përgjigjet qeverisë pasditen e sotme nga Vlora për çështjen e Aeroportit të Rinasit, “si çështje shumë e rëndësishme e sigurisë kombëtare dhe e detyrimeve ndërkombëtare”.

Reagimi i Metës:

Qeverisë së 1 Prillit do t’ia jap sot pasdite nga Vlora përgjigjen për çështjen e Aeroportit të Rinasit, si çështje shumë e rëndësishme e sigurisë kombëtare dhe e detyrimeve ndërkombëtare.
Nëse është hapur Aeroporti i Vlorës, konferencën e shtypit do e bëjmë atje, por nëse jo, në një ambient tjetër të përshtatshëm për të cilin gazetarët do të njoftohen në kohë.
Ftohet dhe “Tërmeti” të marrë pjesë për shkak të përvojës së tij me aeroportet, fluturimet dhe jo vetëm.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular