BallinaAktualitetStudimi/ COVID-19 rrit rrezikun e depresionit dhe sëmundjeve mendore

Studimi/ COVID-19 rrit rrezikun e depresionit dhe sëmundjeve mendore

Njerëzit e diagnostikuar me Covid-19 në gjashtë muajt e mëparshëm kishin më shumë të ngjarë të zhvillonin depresion, demencë, psikozë dhe goditje në tru, kanë zbuluar studiuesit.

Çfarë është demenca? Demenca nuk është një sëmundje në vetvete, por është një term i përdorur për të përshkruar një grup simptomash. Këto përfshijnë humbjen graduale të kujtesës, rënien e aftësisë për të menduar dhe arsyetuar, si dhe probleme me komunikimin. Këto simptoma shkaktohen nga disa gjendje dhe çrregullime. 

Një e treta e atyre me një infeksion të mëparshëm Covid vazhdoi të zhvillonte ose të kishte një rikthim të një gjendje psikologjike ose neurologjike.

Por ata që pranohen në spital ose në kujdes intensiv kanë pasur një rrezik edhe më të lartë.

Kjo ka të ngjarë të jetë si për shkak të stresit, ashtu edhe për virusin që ka një ndikim të drejtpërdrejtë në tru.

Shkencëtarët britanikë panën të dhënat elektronike mjekësore të më shumë se gjysmë milioni pacientë në SHBA, dhe shanset e tyre për të zhvilluar një nga 14 kushtet e zakonshme psikologjike ose neurologjike, si:

hemorragji e trurit

goditje në tru

Parkinson

Sindroma Guillain-Barré

demencë

psikoza

çrregullime të humorit

çrregullime ankthi

Ankthi dhe çrregullimet e humorit ishin diagnoza më e zakonshme në mesin e atyre me Covid, dhe këto kishin më shumë të ngjarë të ndodhte prej stresit dhe përvojës së të qenit shumë i sëmurë ose shtruar në spital, shpjeguan studiuesit.

Gjendje si goditja në tru dhe demenca kishin më shumë të ngjarë të ndikonin në impaktin biologjik të vetë virusit ose të reagimit të trupit ndaj infeksionit në përgjithësi.

Covid-19 nuk shoqërohej me një rrezik në rritje të sindromës Parkinson ose Guillain-Barré (një rrezik nga gripi).

Studimi ishte vëzhgues, kështu që studiuesit nuk mund të thoshin nëse Covid kishte shkaktuar ndonjë nga diagnozat – dhe që disa njerëz mund të kishin goditje në tru ose depresion në gjashtë muajt e ardhshëm.

Por duke kasuar një grup njerëzish që kishin pasur Covid-19 me dy grupe – me grip dhe me infeksione të tjera të frymëmarrjes – studiuesit në Universitetin e Oksfordit arritën në përfundimin se Covid shoqërohej me më shumë probleme truri pasuese sesa sëmundjet e tjera të frymëmarrjes.

Pacientët që vuanin kishin 16% më shumë gjasa të zhvillonin një çrregullim psikologjik ose neurologjik pas Covid sesa pas infeksioneve të tjera të frymëmarrjes dhe 44% më shumë sesa njerëzit që shëroheshin nga gripi.

Për më tepër, sa më shumë të sëmurë me Covid të ishin pacientët, aq më shumë kishte gjasa që ata të shfaqnin një diagnozë të mëvonshme të shëndetit mendor ose çrregullimit të trurit.

Gjendja shpirtërore, ankthi ose çrregullimet psikotike prekën 24% të të gjithë pacientëve, por kjo u rrit në 25% tek ata që shtrohen në spital, 28% tek njerëzit që ishin në kujdes intensiv dhe 36% tek njerëzit që ranë kllapi ndërsa ishin të sëmurë.

Goditjet në tru prekën 2% të të gjithë pacientëve me Covid, duke u rritur në 7% të atyre që pranohen në njesitë e kujdesit shëndetësor dhe 9% të atyre që kishin delir.

Dhe demenca u diagnostikua në 0.7% të të gjithë pacientëve me Covid, por 5% e atyre që kishin rënë në kllapi si një simptomë.

Dr Sara Imarisio, kryetare e hulumtimit në “Alzheimer’s Research UK”, tha: “Studimet e mëparshme kanë theksuar se njerëzit me demencë kanë rrezik më të lartë që të zhvillojnë Covid-19 të rëndë.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular