BallinaKronikeDrogë dhe thikë me vete, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë dhe 5 të...

Drogë dhe thikë me vete, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë dhe 5 të tjerë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 persona gjatë orëve të fundit, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Rr. H., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe 1 armë e ftohtë“, njofton Policia.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë ndalimi i shtetasit E. L., 52 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Nga ana tjetër, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

B. S., 38 vjeç dhe Sh. I., 48 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

B. L., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

Xh. H., 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular