BallinaBotaVaksina ruse fut në sherr kryeministrin grek me Tsipras

Vaksina ruse fut në sherr kryeministrin grek me Tsipras

Vaksina ruse Sputnik ka shkatuar përplasje të forta mes dy liderëve të mazhorancës dhe opozitës në Greqi. A duhet që vendi të marrë vaksinën rusë Sputnik V ndonëse edhe nuk është miratuar nga Bashkimi Evropian? Kjo ishte ishte çështja më e nxehtë e debatit mes dy politikanëve kryesorë të shtetin fqinj Mitsotakis dhe Tsipras.

Tsipras, udhëheqësi i partisë kryesore të opozitës Syriza (e majta Evropiane), i bëri thirrje konservatorit Mitsotakis të ndjekë shembullin e vendeve të tjera anëtare të BE dhe të porosisë vaksina Sputnik V.

Tsipras argumentoi se në pritje të vendimit të EMA, vendet e tjera të tilla si Gjermania dhe Austria janë tashmë në bisedime me Moskën për të porositur paraprakisht vaksinën.

Kryeministri grek reagoi ashpër ndaj sugjerimit të Tsipras, duke kundërshtuar çdo negociatë për blerje jashtë kornizës së BE. Ai gjithashtu shtoi se nuk ka vaksina të disponueshme nga Rusia.

Pas deklaratës së kryeministrit grek në një postim në Twitter reagoi edhe kompania ruse, e cila shkruan se edhe nëse merr kërkesa nga 59 shtete është në gjendje të furnizojë Greqinë gjatë muajit maj me 500 mijë vaksina.

Mitsotakis akuzoi po ashtu Tsipras se po përpiqet të shkaktojë një krizë qeveritare të ngjashme me atë në Sllovaki që rezultoi në dorëheqjen e kryeministrit sllovak, Igor Matovi?

Ritmet e ngadalta të vaksinimit në të gjithë Evropën për shkak të vonesave nga AstraZeneca ka shkaktuar trazira politike në shumë kryeqytete të BE-së.

Pavarësisht vendosjes së një bllokim strikt, Greqia ka raportuar një rritje të rasteve me COVID-19 ndonëse shteti fqinj shpreson shumë dhe po bëhet gati që në 14 maj të hap sezonin turistik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular