Një çift i ri janë gjetur të vdekur në dushin e hotelit të helmuar nga monoksidi i karbonit, dhe për këtë ka dalë para gjyqit pronari i vetë hotelit.
Çifti i të rinjve, 28 dhe 25 vjeç, u gjetën të pajetë në rezortin Kliphuis Guesthouse, në Kepin Lindor të Afrikës së Jugut
47 vjeçari Kevin Pretorius, përballet me dy akuza vrasjeje, si rezultat i një hetimi të gjatë të rrethanave nga policia
Autoritetet nisën një hetim për vdekjen e të rinjve që nuk kishin shenja plagësh në trup, por raporti i mëvonshëm i toksikologjisë zbuloi helmimin fatal nga monoksidi i karbonit në gjakun e tyre, me më shumë se 70 përqind të gazit vrasës.
Pas mbledhjes së dëshmive nga ekspertët vitin e kaluar, autoritetet ngritën akuzat për vrasje nga të zotit e hotelit. Vosloo dhe Hoon, te diplomuar njeri per bujqesi dhe vajza per menaxhim biznesi, duhet të ishin martuar muajin e kaluar.
Policia tha se beson se gazi vrasës ka rrjedhur nga bolieri i ujit por detajet e sakta të hetimit që solli ngritjen e akuzave nuk janë publikuar.