Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në Fushë-Milot të Kurbinit. Në banesën e tij dyshohet së është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi Taf Kasmi, 77 vjeç.
Burime të SYRI TV thonë se i moshuari ishte i infektuar me Covid, në gjendje të rëndë.
NJOFTIMI ZYRTAR
Kurbin/ Informacion paraprak
Më datë 08.04.2021,rreth orës 10 :40, në Fushë-Milot,Kurbin, në banesën e tij dyshohet së është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi T.K.,77 vjeç .
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.