BallinaKronikeKriza e aeroportit/ Arrestohen 3 kontrollorët e Rinasit, ja emrat e tyre

Kriza e aeroportit/ Arrestohen 3 kontrollorët e Rinasit, ja emrat e tyre

Tre kontrollorëve të aerportit të Rinasit iu është komunikuar masa e arrestit në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku mbahen prej 12 orësh.

3 personat e arrestuar janë Flora Ndreca, Muhir Mezini dhe Armando Fezga.

Akuza e ngritur ndaj tyre është ajo e shpërdorimit të detyrës. Këta persona bëjnë me dije burimet, dyshohet se janë organizatorë të situatës në Albcontrol, ku të gjithë kontrollorët njëzëri shpallën paaftësinë e përkohshme për punë. Avokati i kontrollorëve të trafikut ajrorë, Rezart Kthupi, përmes një prononcimi për mediat më herët tha se akuza për shpërdorim detyre nuk qëndron, pasi kjo akuzë vlen për administratën publike dhe jo për një sh.a që nuk varet nga shteti.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se Armando Fezga, Flora Ndreca, Muhni Mezini janë të ndaluar dhe me gjasë do të qëndrojnë ende deri në një masë të gjykatës. U është komunikuar urdhri i ndalimit dhe po hetohen si persona për shpërdorim detyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular