BallinaKryesoreBasha surprizohet nga aktivistët e Teatrit Kombëtar, merr dhuratë një maket të...

Basha surprizohet nga aktivistët e Teatrit Kombëtar, merr dhuratë një maket të godinës që u shemb

Kreu i PD, Lulzim Basha, është surprizuar nga aktivistët e Teatrit Kombëtar duke marrë dhuratë një maket të godinës e cila u shemb.

Dhurata është prezantuar nga regjistori Robert Budina që i ka kërkuar Bashës ta mbajë në zyrë maketin për të realizuar qëllimin e përbashkët. Ai thekson se kultura do të jetë ambasadori më i mirë i Shqipërisë për anëtarësimin në BE, teksa ka akuzuar Ramën si sulmues të artistëve edhe pse vinte nga fusha e kulturës.

”Kemi një dhuratë për liderin e opozitës, Lulzim Basha. Maket i teatrit i prodhuar nga arkitektët. Përmasat janë marrë gjatë 3 viteve të protestës. Mbajeni në zyrë për të realizuar qëllimin e përbashkët. Rikthimi i Teatrit është edhe rikthim i vlerave qytetare dhe të kulturës. Të rikthehet. Me rikthimin e tij do jetë dhe rikthimi i vlerave dhe kulturës. Kultura do të jetë ambasadori më i mirë i Shqipërisë për anëtarësimin në BE. NE u sulmuam nga një kryeministër që vjen nga fusha e kulturës.

Kemi mbërritur në ditën që Teatri mos ndërtohet dhe këtu të ngrihen vlerat e korrupsionit. Për këtë kemi mbështetjen e Europës. Ju uroj ta mbani në zyrë”, – tha Budina.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular