BallinaKronikeI forti i Çoles/ Mbahet sot seanca gjyqësore për kërkesën e lirimit...

I forti i Çoles/ Mbahet sot seanca gjyqësore për kërkesën e lirimit me kusht të Zani Caushit

Mbahet sot seanca gjyqësore për Zani Caushin, një prej emrave të njohur të botës së krimit i konsideruar si i forti i Çoles. Caushi ka mbërritur në dyert e gjykatës së Korçës rreth orës 14:30 ndërsa seanca e sotme përkon me kërkesën e lirimit me kusht.

Seanca e fundit e Zani Caushit u shty pasi avokati ka kërkuar kohë për të përgatitur konkluzionet përfundimtare.

Seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura ndërkohë që do të shqyrtohet nga gjyqtari Selaudin Pysqyli. Prokuror do të jetë Ervin Beqiri ndërsa do të mbrohet nga i njëjti avokat Arben Lena.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular