BallinaKryesoreGazment Bardhi me fermerët në Cërrik: Fund kritereve përjashtuese korruptuese. Qeveria Basha...

Gazment Bardhi me fermerët në Cërrik: Fund kritereve përjashtuese korruptuese. Qeveria Basha subvencion për çdo fermer mbi bazën e prodhimit

Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi, pati një bashkëbisedim me fermerët e zonës së Lumasit në Cërrik, ku ndau me ta prioritetet e qeverisjes për mandatin e parë, që ka të bëjë me nxjerrjen e fshatit nga varfëria dhe krijimin e kushteve për punë e mirëqenie. Bardhi theksoi se subvencioni do të jetë sipas prodhimit, pa burokraci, pa kritere përjashtuese, dhe i vetmi dokument që do të duhet, është karta e identitetit, ku është numri personal.

Fermerët u ankuan se kanë shpenzuar kursimet e tyre dhe paratë e emigracionit, ndërkohë që po falimentojnë pasi nuk shesin dot mallin.

“Të paktën fermeri të marrë subvencion për koston e prodhimit, siç marrin kudo. Në mënyrë që fermeri të mos falimentojë. Ja ku e kemi produktin këtu, nuk shitet, jo mall turk këtu, jo nga Spanja matanë. Atje ka shtet, këtu nuk marrim në dorë asgjë”, u shpreh një prej të pranishmëve në takim.

Gazment Bardhi tha se përveç braktisjes, kryeministri tani edhe i fyen dhe i tall fermerët shqiptarë.

“Pasi u tha fermerëve thashethemexhinj e dembelë, tani thotë se produktet e fshatit tonë ngelen pa shitur se janë të paditur. E gjitha kjo tregon sjelljen e tyre në 8 vite. Mirë që nuk ju mbështesin, mirë që nuk janë krah jush, po janë edhe arrogantë dhe të pafytyrë. Ju e keni dëgjuar që thotë kam shpërndarë vjet 95 milionë euro për fermerët. Po unë nuk kam gjetur deri më sot, një rast të vetëm, dhe këtë nuk e them për politikë, që të ketë ngritur dorën dikush e të ketë thënë unë kam marrë 2 lekë”, u shpreh Bardhi.

Fermer: Gjithë lekët, gjithë investimi që kam bërë këtu, është lek emigracioni. Unë tani jam me borxhe, si puna ime edhe shumë të tjerë.

Bardhi: Kjo, sepse skema që kanë ndërtuar është më shumë përjashtuese se përfshirëse. Dembelin po e bën bos, ndërsa punëtorin po e gropos. Dembelë janë shokët e Edi Ramës dhe Taulant Ballës, se ai i ndan lekët këtu tek ju, që marrin 95 milionë euro. E pastaj mendojnë se me ato lekë do të vijnë të blejnë fshatarin këtu me 50 mijë lekë që i japin dy ditë ose 3 ditë para zgjedhjeve.

Fermer: I kanë vjedh të gjithë lekët

Bardhi: Për ata që kanë vjedh, mi lër mua, se besoj që aq më njihni, se i kam merak vetë. Do ta shikosh. Në ka një gjë që nuk falet, është dikush që vjedh e dikush që shkel besimin e njerëzve. Atë kategori edhe vëlla ta kem, nuk e fal. Më e thjeshta për qeverinë është me nxjerr fshatin nga mjerimi e me kriju komoditet me punu me djersën e ballit. Skema jonë është e thjeshtë, në bazë të prodhimit. Secili me kartë identiteti, me numër personal. Dhe nëse prodhon 5 kilogramë, do marrë para në dorë për aq. Nuk mund të ketë kritere që të kesh 20 ha tokë që të marrësh subvencion.

Fermer: Ato i merr Çim Bullari

Bardhi: Pikërisht. Ngrihet në mëngjes dhe i vë syrin një kodre, plotëson kriteret dhe e ndërton biznesin, fermën, me lekët e taksapaguesve shqiptarë. Ndërkohë që ju, punoni nga mëngjesi në darkë e nuk nxirrni dot fitime as me shty muajin. Ishte çmimi i energjisë 79 lekë kv, e çoi 114 lekë për familje, e 170 lekë për fermën e biznesin. Dhe del pa pikë turpi në televizor dhe thotë e kam ulur çmimin e energjisë elektrike.

Fermer: Po e mbajtët fjalën e subvencionimit mbi bazën e prodhimit, ju do i merrni votat komplet.

Bardhi: S’ka diskutim që do e mbajmë fjalën, është e vetmja zgjidhje.

Fermer: Vijnë kollaj 4 vjet.

Bardhi: Nuk do presim 4 vjet, ju nuk prisni dot më 4 orë. Fshati, bujqësia e blegtoria do të jenë prioritet i mandatit të parë.

Fermer: Bujku, fermeri grek e kishte me 4 cent pompën e ujit, individi 8 dhe biznesi 12. Fermeri ndihmohej që aty. Kur ka ardh para 4 vitesh i kam bërë një pyetje atij Taulantit, për rrjetin elektrik. Nuk e bëri. Nuk vadisim dot, dhe prapë kërkojnë 170 lek për kilovat.

Bardhi: Çmimin e energjisë do ta çojmë aty ku ishte. Sepse rritja e çmimit të energjisë jo vetëm nuk solli investime, si ai që thua ti këtu, po ato lekë janë tu u bë rrush e kumbulla. Ndërkohë që nga rendimi i faturës po falimentojnë fermerët dhe biznesi.

Fermer: Unë mora zetor, bleva furgon, i bëra serat. Harxhova 40 milionë lekë dhe asnjë mbështetje.

Bardhi: Nuk ka për të pasur burokraci në subvencione. Na e shiti si arritje të madhe ndarjen territoriale, sikur po kursente shpenzimet. Në fakt i rriti shpenzimet me 40 për qind. Një nga prioritetet është se do zhbëjmë reformën territoriale. Nuk mund të ndodhë kurrë që ju të paguani taksat këtu e taksat tuaja të shkojnë për të bojatis fasada në qendër të Cërrikut. Taksat që paguani ju këtu, do ti merrni në shërbime këtu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular