BallinaBotaKryeministri britanik Boris Johnson: Princi Philip fitoi dashurinë e të gjithë brezave

Kryeministri britanik Boris Johnson: Princi Philip fitoi dashurinë e të gjithë brezave

spot_img
spot_img

Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi se ndiente shumë trishtim pasi mori lajmin për vdekjen e Princit Philip nga Pallati Buckingham.

Me nderim ndaj Princit, Kryeministri Johnson tha se Duka i Edinburgut fitoi dashurinë e brezave në Mbretërinë e Bashkuar, në të gjithë Komonuelthin dhe në të gjithë botën.

“Ai ishte bashkëudhëtari me shërbimin më të gjatë në histori, një nga njerëzit e fundit të mbijetuar në këtë vend që ka shërbyer në Luftën e Dytë Botërore, ku ai është përmendur për trimëri”.

Duka i Edinburgut dhe Mbretëresha ishin të martuar për më shumë se 70 vjetësh dhe Philip i kushtoi dekada të jetës së tij detyrës mbretërore, duke i shërbyer kombit në krah të monarkes. Ai ishte bashkëshorti mbretëror me shërbimin më të gjatë në historinë britanike dhe zyrtarisht u tërhoq nga angazhimet publike në verën e vitit 2017.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular