BallinaKryesore“Një në katër të rinj s’janë as në shkollë as në punë”,...

“Një në katër të rinj s’janë as në shkollë as në punë”, Meta: Dramë për familjet shqiptare, 25 prilli referendum kombëtar për çeljen e perspektivës për brezin e ri

Presidenti Ilir Meta, me anë të një statusi në “Facebook” ka reaguar në lidhje me një raport të INSTAT, ku tregohet se një në katër të rinj nuk janë as në shkollë dhe as në punë.

Meta thekson se ky raport është dramë për familjet shqiptare dhe se 25 prilli është referendum kombëtar për çeljen e perspektivës për brezin e ri.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Mbyllja e perspektivës për të rinjtë është rrënja e shpopullimit të Shqipërisë.

Vendi ynë ka treguesit më të lartë të mosarsimimit dhe të mospunësimit të rinisë në Europë dhe në rajon.

Sipas INSTAT më shumë se 1 në 4 të rinj të grupmoshës 15 – 24 vjeç nuk janë as në shkollë dhe as në punë.

Një dramë e vërtetë për familjet shqiptare, ndërkohë që në Europë dhe përafërsisht edhe në rajon vetëm 1 në 10 veta të kësaj grupmoshe nuk i përkasin kësaj kategorie.

Për këtë arsye 25 prilli është referendum kombëtar, për çeljen e perspektivës për brezin e ri dhe frenimin e shpopullimit të vendit. 🇦🇱

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular