BallinaKryesoreBasha, Ramës: Trim në ekran, por ke frikë të përballesh në debat

Basha, Ramës: Trim në ekran, por ke frikë të përballesh në debat

Nga Burreli, kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka sfiduar Edi Ramën për një përballje në debat përpara zgjedhjeve të 25 prillit. Basha tha në një takim me gratë, se Rama ka frikë që të përballet dhe e qep gojën kur vjen puna te debati.

Për drejtuesin e opozitës, Edi Rama përpara se të kërkojë një mandat të tretë duhet të tregojë se çfarë bëri 8 vite në pushtet.

‘Shmang edhe debatin, që ju e dini, këtu në Mat keni disa fjalë të urta për trimërinë e burrave. Zgjuarsinë pas Kuvendit dhe trimërinë pas lufte. Trim në ekran duke sharë dhe përbaltur këdo, sigurisht preferencë ka opozitën, por nuk ja kursen akujt që i del përpara, por kur e ftoj në debat e qep gojën, ka frikë nga debati.

Unë nuk e ftoj për veten time se nuk më merr malli të bëj debat me të, por në një vend demokratik është detyrim ndaj qytetarëve debati, e ke detyrim të thuash çfarë bëre 8 vite me pushtetin, ashtu sikur unë e kam detyrim të them çfarë kam në plan për qeverisjen’ – tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular