BallinaKronikeEMRI+FOTO/Vjedhjet e vilave në Sauk, mes të arrestuarve edhe i “tmerrshmi” i...

EMRI+FOTO/Vjedhjet e vilave në Sauk, mes të arrestuarve edhe i “tmerrshmi” i Greqisë i dënuar me burg përjetë

Midis personave të arrestuar mbrëmjen e sotme në zonën e Saukut në Tiranë, është edhe Hektor Qirjazi, i njohur edhe si Doriani, i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi.

Ai është emër i njohur për policinë në vendin fqinj dhe jo vetëm.

Nga aksioni i policisë në kryeqytet, janë ndalur disa persona, të akuzuar për grabitje vilash në zonën e Liqenit të Thatë, ndërsa u janë sekuestruar edhe lëndë narkotike.

Hektor Qiriazi, siç bënte me dije policia greke në vitin 2013, bënte pjesë në një grup famëkeq që prej kohësh terrorizonte Greqinë për vjedhjet e dhunshme që kryenin dhe jo vetëm.

Banda akuzohet për tentativa vrasjesh, përfshi edhe ndaj efektivëve të policisë, vjedhje qendrash tregtare, makina, bastisje shtëpish, etj.

Veprat penale të tyre u zbardhën në atë kohë pas një hetimi disamujor nga ana e policisë dhe në listën e gjatë të tyre përfshihen midis të tjerash: 3 tentativa vrasjeje, nga të cilat dy ndaj policëve grekë, 10 vjedhje në qendra tregtare dhe banka, 6 vjedhje makinash e 3 bastisje shtëpish.

Policia ka mundur të arrestojë rastësisht disa muaj më parë vetëm një prej anëtarëve të grupit, 50-vjeçarin Ilir Gjini, pasi drejtonte një makinë të vjedhur dhe u përpoq t’i shmangej kontrollit.

Gjatë arrestimeve u gjetën dhe konsfiskuan një kallashnikov, dy karikatorë, një pushkë tjetër automatike dhe një pistoletë. Në deklaratën e policisë publikohen edhe emrat dhe fotografitë e gjashtë pjesëtarëve të tjerë të grupit: Ektor Qiriazi 30 vjeç, Lulëzim Elmazaj 22 vjeç, Agron Shakaj 34 vjeç, Arsen Selimaj 39 vjeç, Ervis Arapaj 39 vjeç dhe Erion Peçi 27 vjeç.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular