BallinaKryesoreNxjerrja e të dhënave personale të qytetarëve për fushatë, SPAK nis hetimet

Nxjerrja e të dhënave personale të qytetarëve për fushatë, SPAK nis hetimet

Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion, SPAK ka nisur verifikimet për pretendimet e nxjerrjes së të dhënave personale të qytetarëve nga portali e Albania.

Një ditë më parë në media u publikuan të dhëna të qytetarëve, si numri i kartës së ID, numri i telefonit dhe preferenca e tyre politike.

SPAK mësohet se po kryen verifikime nëse këto të dhëna që janë publikuar janë të njëjta me ato që janë në portalin e Albania.

Prokuroria do hetojë nëse ky database është përdorur për fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit nga ana e Partisë Socialiste, dhe sot do merren kopje të të dhënave që disponon selia e PS.

Kujtojmë që një ditë më parë pas publikimit të këtyre të dhënave pati reagime edhe nga Partia Demokratike e cila paralajmëroi se do të ngrejë padi lidhur me këtë çështje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular