BallinaKryesoreProtesta kundër HEC-it në Thirrë/ Mark Marku del në mbështetje të banorëve,...

Protesta kundër HEC-it në Thirrë/ Mark Marku del në mbështetje të banorëve, ja deklarata e drejtuesit politik të PD

Drejtuesi i politik i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Mark Marku, ka dalë në mbështetje të banorëve të Thirrës dhe Sangut në Mirditë, që janë kundër ndërtimit të një HEC-i dhe një fabrike uji në këtë zonë.

“Burimet natyrore duhet të shfrytëzohen nga banorët e zonës ose me konsensus të tyre. Personalisht, si drejtues politik i qarkut Lezhë dhe gjithë kandidatët e Partisë Demokratike janë plotësisht në mbështetje të banorëve të zonës”, shprehet Mark Marku.

33 persona, mes të cilëve edhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje u shoqëruan dje nga Policia e Lezhës, pasi akuzohen për protestë të paligjshme. Qytetarët dhe aktivistët kërkuan ndalimin e ndërtimit të HEC-it dhe akuzuan kompaninë që ka fituar koncesionin për falsifikim të dokumenteve. Ata bllokuan për disa minuta “Rrugën e Kombit” dhe u përplasën me uniformat blu.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular