BallinaKryesoreSi manipulon qeveria e Ramës në Facebook/ Shpërthen skandali

Si manipulon qeveria e Ramës në Facebook/ Shpërthen skandali

spot_img
spot_img

Gazeta e njohur “The Guardian” ka publikuar ditën e sotme një investigim të gjatë, ku tregohet se si liderë të ndryshëm në vendet e botës së tretë e përdorin rrjetin social Facebook për të manipuluar dhe sulmuar qytetarët e tyre. Dokumentet e siguruara nga gazeta tregojnë se si Facebook i ka trajtuar 30 raste nga 25 vende të ndryshme, mes tyre edhe Shqipëria.

Investigimi ka në qendër Sophie Zhang, ish-eksperte e të dhënave në kompaninë Facebook. Përpara se të largohej nga detyra, Zhang dërgoi një meme me 7800 faqe ku përshkruante se si ka zbuluar përpjekje të qarta nga “qeveritë e huaja për të abuzuar me platformën e FB në një shkallë të gjerë për të manipuluar qytetarët e tyre”.

Në një rast, skuadra e inteligjencës në Facebook u sinjalizua për llogari false që mbështesin një lider politik në Shqipëri. “Një hetues i inteligjencës së kërcënimeve gjeti prova se rrjeti shqiptar, që po prodhonte komente joautentike, ishte i lidhur me individë në qeveri. Më pas çështja u rrëzua,” shkruan Guardian.

Përpara pak ditësh, teksa kryeministri Edi Rama ishte live në rrjetin social FB në një emision TV, numri i ndjekësve kërceu në mënyrë të habitshme brenda pak çastesh me disa mijëra.

Kjo u bëri përshtypje shumë komentuesve, të cilët e kanë pikasur me kohë se numri i ndjekësve të Edi Ramës dhe Erion Veliajt vjen nga llogari false të ngritura nga brigada e atyre që njihen në median sociale si ‘sufllaqexhinjtë’.

“Një mënyrë për të manipuluar debatin publik në FB është duke krijuar ‘angazhim’ të rremë me pëlqime, komente, shpërndarje dhe reagime nga llogari jo-autentike ose të kompromentuara në Facebook”, shkruan Guardian.

Por problemi është jo vetëm sepse kjo krijon idenë e rreme se lideri është popullor, por më shumë sepse algoritmi ushqehet me idenë se kjo faqe është popullore dhe lajmet e saj dalin vazhdimisht lart në murin e përdoruesve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular