BallinaKronikeU vra me breshëri kallashnikovi nga dy vëllezërit në Dibër, del fotoja...

U vra me breshëri kallashnikovi nga dy vëllezërit në Dibër, del fotoja e viktimës

Personi që shihni në foto është Xhetan Konesha, i cili mbeti i vrarë sot në Dibër. Ngjarja ndodhi në Luzni të Dibrës, ndërsa për krimin akuzohen dy vëllezërit Muhamet e Altin Mera 30 e 42 vjeç.

Këta të fundit hapën zjarr ndaj 50-vjeçarit me automatik, duke e lënë të vdekur. Gazetari Enver Doçi ka siguruar për BalkanWeb foto të viktimës, por dhe të banesës së tij, ku familjarët kanë hapur dyert e mortit. Pas ngjarjes, blutë e Dibrës vunë në pranga 30-vjeçarin Muhamet Mera si dhe sekuestruar armën e zjarrit tip automatik, me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

Policia është vënë në kërkim të vëllait tjetër Altin Mera, i cili është larguar në pyll.

foto galeri

foto galeri

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular