BallinaKryesoreBujar Leskaj: Ne do t'i fitojmë zgjedhjet. Do t’i fitojmë me shqiptarët...

Bujar Leskaj: Ne do t’i fitojmë zgjedhjet. Do t’i fitojmë me shqiptarët për Shqipërinë, për të ardhmen, për rininë, për Ndryshimin

Nga Bujar Leskaj

Ne do t’i fitojmë zgjedhjet. Do t’i fitojmë me shqiptarët për Shqipërinë, për të ardhmen, për rininë, për Ndryshimin.
E ndiejmë ndryshimin tek çdo qytetar që takojmë, tek çdo qytetar që na bashkohet në rruëtimin tonë demokratik e prosperues. E ndiejmë tek të gjithë ata qytetarë që besojnë tek Partia Demokratike dhe Lulzim Basha. E shohim tek çdo qytetar që beson programin tonë. E ndiejmë tek fjalët e çdo qytetari që dëshiron zhvillimin e Vlorës, të Shqipërisë; që do ekonomi të fortë, punë të ndershme e meritokraci, që do drejtësi, të ardhme europiane për Shqipërinë e rininë; që do turizmin e zhvilluar, biznesin e mesëm e të vogël të mos falimentojë si pasojë e padrejtësive dhe politikave diskriminuese të shtetit.
E shohim tek çdo qytetar vlonjat që na mbështet dhe është i zhgënjyer nga keqqeverisja e këtij sekti! E shohim tek çdo qytetar vlonjat që aspiron shtetin e së drejtës dhe që meriton të trajtohet si qytetar dhe jo të fyhet e përçmohet nga ata që 8 vite tallen me të tashmen dhe të ardhmen e tyre.
Partia Demokratike do të fitojë në 25 prill! Këtë bindje na e përforcuan qytetarët e njërës prej lagjeve më të vjetra të Vlorës, të lagjes Topana, me të cilët u takova sot.
Partia Demokratike do të votojë nga vota e lirë dhe e përgjegjshme e qytetarëve të Topanasë, Vlorës, Shqipërisë!
Edhe 11 ditë për Ndryshimin e madh!
Nëse doni ndryshim, shkoni të votoni! Nëse doni shpresë, shkoni të votoni
25 prill
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular