BallinaPolitikeBujar Leskaj takim në Qendrën Multifunksionale të të Moshuarve: Në 8 vite...

Bujar Leskaj takim në Qendrën Multifunksionale të të Moshuarve: Në 8 vite pensionistët të harruar, braktisur, nëpërkëmbur!”

Nga Bujar Leskaj

Kultura e një kombi dëshmohet tek respekti që tregon për të moshuarit; fytyra e një qeverisjeje dallohet tek trajtimi që u bën të moshuarve! E pra, në këto 8 vite të qeverisjes së këtij sekti, shqiptarët në përgjithësi dhe pensionistët në veçanti janë harruar, braktisur, nëpërkëmbur!
Zhvillova një takim sot në ambientet e Qendrës Multifunksionale të të Moshuarve me pensionistë të vetmuar.
E dhimbshme të dëgjoje pensionistët, të cilët i kanë dhënë Shqipërisë një jetë të tërë, të ndihen të braktisur nga shteti, pa përkrahje, pa solidaritet. E turpshme të dëgjoje nga kryetari i shoqatës, z. Selami Likaj, për harresën, injorimin, braktisjen e kësaj kategorie nga ana e pushtetit qendror dhe atij vendor.
Gjendja e tyre është akuzë për këtë pushtet në ikje, për këta pushtetarë fasadash e mashtrimesh, që i gënjejnë pensionistët me premtime e lugë bosh. Mungesë fondesh, ambiente të shkatërruara, të ftohta, pa ngrohje, pa pastrim, pa ujë të pijshëm, pa kushtet më minimale për këta njerëz të moshës së tretë që jetojnë në vetmi.
U angazhova që Partia Demokratike në pushtet do të rikthejë vëmendjen dhe mbështetjen ndaj këtyre të moshuarve që jetojnë të vetëm ose të ndarë nga fëmijët e tyre, me një trajtim dinjitoz, për të rritur cilësinë e jetës së tyre, për një integrim më të mirë në shoqëri, që edhe kjo kategori të ketë më shumë gëzim, më shumë ngrohtësi!
Partia Demokratike është parti vlerash dhe njëra nga vlerat themelore të saj është respekti për njerëzit!
Në 25 prill Partia Demokratike do të fitojë edhe për këta pensionistë!
Në 25 Prill
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular