BallinaKryesoreLediana Fratari: Niveli i korrupsionit më i larti në Europë, por asnjë...

Lediana Fratari: Niveli i korrupsionit më i larti në Europë, por asnjë zyrtar në burg

Gjatë një takimi me banorë të zonës së zonës në Kodrën e Diellit në Tiranë, kandidatja e Partisë Demokratike, Lediana Fratari, diskutoi mbi disa çështje që sipas banorëve, përbëjnë shqetësime madhore jo thjesht për jetën e tyre, por për të gjithë vendin dhe shoqërinë.

Siç shkruan edhe vetë Fratari në faqen e saj, me banorët u diskutua problemin e madh të ligjit të pronave, që është shkak për bllokimin edhe të investimeve në shumë raste si dhe pagat e ulëta të arsimtarëve dhe cilësinë e dobët të mësimdhënies.

“Folëm për reformën fiskale që propozon Partia Demokratike, me taksën e sheshtë 9% për pagat. Qytetarët ngritën shqetësimin për nivelin e lartë të korrupsionit dhe mos ndëshkimit të zyrtarëve të korruptuar.

Ata ngritën me të drejtë pyetjen: Si shpjegohet që në vendin me nivelin më të lartë të kurrupsionit në Europë nuk ka asnjë zyrtar të lartë të dënuar për korrupsionin? Unë iu referova programit të PD-së dhe paketës antimafia, e cila parashikon verifikimin e të gjitha koncensioneve dhe PPP-ve, për të parë ligjshmërinë e tyre.

PD është angazhuar maksimalisht për një qeverisje transparente dhe jo korruptive, dhe kësaj i shërben edhe vendimi për të ndaluar në mënyrë të prerë dhe të menjëhershme pjesëmarrjen në tenderat me fondet publike të kompanive që janë regjistruar në parajsa fiskale”, shkruan në “Facebook” kandidatja me numër 34 në listën e PD-së në Tiranë, Lediana Fratari.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular