BallinaAktualitet“110 milionë eurot e Becchettit vetëm fillimi”/ Ilir Meta: Rrezikojmë edhe 235...

“110 milionë eurot e Becchettit vetëm fillimi”/ Ilir Meta: Rrezikojmë edhe 235 milionë euro të tjera

Ilir Meta ka paralajmëruar se detyrimi i shtetit shqiptar ndaj biznesmenit Francesco Becchetti është vetëm fillimi.

Për Presidentin, zbrazja e buxhetit për të paguar Becchetti-n është shpërdorim kriminal i parave të shqiptarëve.

Kreu i shteti në një postim në Facebook thotë se janë edhe 235 milionë euro me probabilitet të lartë për t’u paguar si dëmshpërblim, prandaj 25 prilli është referendum popullor për të çuar para drejtësisë shpërdoruesit e parave.

Reagimi 

Zbrazja e buxhetit për të paguar Becchetti-n është shpërdorim kriminal i parave të shqiptarëve.

Është një grabitje e të ardhurave buxhetore më të ulëta në rajon në raport më PPB (27%) të cilat janë 10 pikë më poshtë se mesatarja europiane.

Dhe nuk është vetëm Becchetti. Ai është vetëm fillimi, sepse në radhë janë edhe plot 235 milionë euro me probabilitet të lartë për t’u paguar si dëmshpërblim nga papërgjegjshmëria dhe shpërdorimi.

Prandaj 25 Prilli është referendum popullor për të çuar para drejtësisë, shpërdoruesit e parave të shqiptarëve. 🇦🇱

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular