BallinaKryesore“Skandal i radhës”, Presidenti Meta: Në disa bashki të Korçës po vidhet...

“Skandal i radhës”, Presidenti Meta: Në disa bashki të Korçës po vidhet identiteti i qytetarëve nga persona me rekorde kriminale

spot_img
spot_img

Presidenti Ilir Meta denoncoi në një konferencë për media se në disa bashki të Qarkut të Korçës është vjedhur identiteti i njerëzve të thjeshtë, nga persona me rekorde kriminale.

Sipas Kreut të Shtetit, persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë pajisur me pasaporta dhe dokumente identifikimi, duke përdorur të dhënat e personave që nuk kanë probleme me ligjin.

“Nga të dhënat e siguruara rezulton se në qarkun e Korçës, në disa bashki të banuara kryesisht nga minoritarë, shtetas me rekorde kriminale, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë pajisur me pasaporta dhe dokumente identifikimi, duke përdorur të dhënat e personave që nuk kanë probleme me ligjin. Pra, shtetas të huaj apo dhe shqiptarë janë pajisur me dokumente të lëshuara nga gjendja civile shqiptare, duke vjedhur identitetin e shtetasve maqedonas. Këta shtetas kanë marrë dokumente edhe në Maqedoninë e Veriut. Nga ajo që është bërë publike, autoritetet e Maqedonisë së Veriut janë shprehur se kanë zbatuar ligjin, duke mos mbajtur përgjegjësi”, tha Meta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular