BallinaKryesoreBerisha: Nëse zgjedhjet e vitit ‘92 ndanë epokat, zgjedhjet e 25 prillit...

Berisha: Nëse zgjedhjet e vitit ‘92 ndanë epokat, zgjedhjet e 25 prillit ndajnë gjeneratat!

spot_img
spot_img

“Nëse zgjedhjet e vitit ‘92 ndanë epokat për Shqipërinë e shqiptarët, zgjedhjet e 25 prillit 21 ndajnë gjeneratat.” Kështu e sheh ish-kryeministri Sali Berisha garën zgjedhore të këtij viti, ku rrëfeu se ndjehet i emocionuar si në atë kohë. I ftuar në Ditari në A2 CNN, ai tha se këto zgjedhje janë të një rëndësie historike, ndërsa vlerësoi kryedemokratin Basha dhe fushatën e tij.

“Emocion pothuaj të ngjashëm që kam përjetuar në zgjedhjet e vitit 92, kanë një ngjashmëri me zgjedhjet e viti ‘92. Nëse zgjedhjet e ‘92 ndanë epokat për Shqipërinë e shqiptarët, zgjedhjet e 25 prillit 21 ndajnë gjeneratat që këto zgjedhje sjellin në pushtet një gjeneratë të re që është rritur e formuar në sistem demokratik, një kryeministër që nga vitet 1930 do jetë i pari i shkolluar në universitete më të mira perëndimore janë të një rëndësie historike dhe po e përjetoj me gëzim të veçantë qoftë fushatën e shkëlqyer të Bashës dhe reagimin e qytetarëve shqiptarë në përqafimin e këtij programi në vetëdijen e interesit qytetar shoqëror e kombëtar të këtyre zgjedhjeve të gjeneratave”.

Berisha thotë se nuk e ka ndaluar pandemia për të dalë në fushatë, por thekson se të gjithë duhet të jenë në mbështetje të kryetarit Basha.

“Nuk ka qenë pandemia ajo që ka kufizuar daljet e mia. Unë kam ndjekur me interes të jashtëzakonshëm fushatën dhe jam përpjekur të jap ndihmesën time në këtë fushatë. Çdo fushatë ka një lider dhe lideri i saj është Lulzim Basha. Të gjithë të tjerët dihet të jenë në mbështetje të plotë të tij të programit, ideve dhe ekspozeve të tij”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular