Ka shkaktuar jo pak reagim në opinionin publik, ftesa e kryeministrit Edi Rama, për krydemokratit Luzlim Basha për të bashkëqeverisur, sipas kryeministrit, për të mirën e Shqipërisë.
Kjo temë u disktua në emisionin “Pikat mbi i” në “News 24″, ku të ftuar në studio, ishin dy analistët, Artur Zheji dhe Mentor Nazarko.
Zheji, është i mendimit se festa e bërë është e pasinqertë dhe vjen si rezultat i frikës që sipas tij Rama ka me sondazhet, të cilat, e nxjerrin gjithnjë e më shumë humbës.
Nga krahu tetjër, ai tha se mandati i tretë kërkohet me bilance të forta, e jo me cinizëm e sjellje arrogante siç jemi mësuar të shohim kryeministrin në Parlament. Mentor Nazarko sakaq, tha se me ftesën e bërë Rama dëshrion të “godasë” elektoratin gri, për t’i treguar se bashkëqeverisje mes partive të mëdha, mund të bëjë që të dalim nga trazicioni. Gjithashtu ai shtoi se kjo qeveri nuk është pa bilance pozitive, e këtu përmendi sigurimin e vaksinave anti-COVID.
Pyetja: Oferta e Ramës për Bashën ftesë e sinqertë apo kurth?
Artur Zheji: Ai tani jo vetëm që bën ofertë, është edukator i kopshtit, Basha është fëmijë i kopshtit dhe Rama i thotë ik nga shokët e këqij hajde tek të mirët. Me gjasë ai nuk është mirë tek sondazhet, sepse nuk i thuhet kryetarit të opzoitës hajde leje Ilirin me Saliun e hajde me ne. Ai ka një cinizëm të admirueshëm. Klubi i tij është shumë i rrezikshëm. Niveli i komunikimit të Ramës ka rënë po ashtu siç bien sondazhet e tij. Ai ka një lodhje për të shpikur mënyrë komunikimi dhe thotë gjërat që s’kanë as bilanc, nuk tregon se përse e do zotin Basha në qeverisje, ai do të përçajë elektoratin opozitar.
Mentor Nazarko: Është e pa sinqertë dhe diversive. Nëse do të ishte e sinqertë do të ishte e plotë, me një paketë që do të realizohej kjo bashkëqeverisje. Nuk kishte axhendë, me siguri i drejtohet pjesës gri të votuesve që mbetet në kuota të larta në sondazhet që kam shikuar. Elektorati gri është i lodhur nga ky tranzicvion i gjatë. Ai ligjërim është i kithët, në raport me atë që thotë Zheji.
Artur Zheji: Nëse dikush tjetër do të përgjigjej në mënyrë luftarake, ai s’e bën në mënyrë të drejtpërdrejt. Ajo është kulmi, ku bëhet tallës s’ka rezervë, këtë e ka shprehur edhe në Parlament.
Mentor Nazarko: Nga këndvështrimi i interesit publik, Shqipërisë i duhet një qeverisje me bazë të gjerë për të kaluar tranzicionin. Kjo dëshmon Shqipërinë e shekullit XXI. Një qeverisje të tillë e ka arritur Maqedonia.
Artur Zheji: Të bëj një pyetje, ti mendon që është e udhës të bëhet kaq pak ditë para zgjedhjeve. Mos shpreh dëshirën tënde. Është pyetje tjetër.
Mentor Nazarko: I përmbahem pikëpamjet që Shqipëria ndryshe nga vendin e rajonit, këto dukuri në Ballkan janë dëshmuar të kryeshme.
Pyetja: Është paralajmërim oferta e Ramës?
Mentor Nazarko: Sigurisht, ai është duke luajtur me këtë, tenton të bëj diversion tek pjesa gri. Ai thotë që përtej konfliktualitetit tonë, unë me Bashën gjej pika të përbashkëta.
Artur Zheji: Diversioni nuk i drejtohet pjesës gri, por impaktizimit të opozitës. Në fazën e parë të fushatës, disa kohë më parë pamë një fushatë fyese negativiste, sharje, shpërthime, përbaltje për Berishën, Metën, sikur ata të ishin kuajt e betejës në fushatë. Basha ruhej në mëndafsh, me ndonjë batutë, për ta mbajtur si diversioni i ardhshëm, por nuk funksionoi. Rama nga sondazhet e brendshme del në rënie. Faza e tretë diversioni, pjesa gri do çka do të ndodhi nesër, ai jep si një simite të ftohur që hamendshmin që pas zgjedhjeve bashkë do të jemi, ndahu nga ata.
Mentor Nazarko: Mënyra e leximit të fushatës së Ramës është personale, por Zheji ka histori profesionale impresionuese. Edhe unë ashtu besoj, të tre shkallët, Rama ka qenë propozitiv në fushatë, ai ka një lloj bilanci. Rama ka dështime në disa të atyre që janë dështime të 2013, mosfurnizimi me ujë, energji. Ka një bilanc të rëndësishëm në ndryshimin e qendrave të qyteteve, në përmbyllje të infrastrukturave kryesisht në Tiranë. Analiza e perfromancës apo arritjeve që ka bërë një kryeministër është komplekse, ku duhet të fusësh shumë elementë në diskutim. Shqipëria në pikëpamje të ndryshimit të qyteteve është i madh. Në pikëpamjen në përmbylljen e Rrugës së Arbrit, është bilanc pozitiv. Ky është një lloj bilanci, që nuk përputhet me ato që është premtuar. Ajo çka sot është priroritare, unë insistoj, se në luftën ndaj pandemisë ka një lloj bilanci. Sigurimi i vaksinës është bilanc pozitiv. Basha mbajti qëndrim të kundërt për vaksinat ruse dhe kineze. Kjo është një ekonomi e brishtë, organi i buxhetit të shtetit është i vogël, por sigurimi i vaksinës është bilanc pozitiv.
Artur Zheji: E para njëherë vaksinimi është një vaksinë që na e dha vëlla Erdogani që e mori nga vëllezërit kinezë. Por jam dakord, më mirë me 50% eficencë se sa me 0. Por të bësh vaksinat elektoralizëm më duket qesharake.
Mentor Nazarko: Trump-i humbi zgjedhjet për vaksinën.
Artur Zheji: Nuk e fiton zgjedhjet për ato. Të bësh fushatë në emër të vdekjes dhe jetës, të përdorësh atë që është detyra jote dhe ta përdorësh si sukses. Në botë nuk del njeri me numra. Ideja është që mungesa e bilancit që unë them se është më e thellë, nuk justifikon mandatin e tretë që Rama kërkon. Veç tunelit që patë, doli edhe Berisha bëri foto nga tuneli në 2013-ën, por i humbi zgjedhjet. Unë dot ë doja që Rama të kishte një bilanc dhe të thoshte më lini një mandat të tjerë, sepse shiko sa shumë ju kam lënë. Besueshmëri dobët, luftën kundër drogës, lulëzon droga, shpopullimi zero. Shoh, panatyrshmëri të kërkesës për mandat të tretë në raport për bilancit. Me çfarë do i fitojë zgjedhjet? Me cinizëm dhe sharje?!