BallinaSportHansi Flick ikën nga Bayeri, në Mynih nis puna për zëvendësuesin, një...

Hansi Flick ikën nga Bayeri, në Mynih nis puna për zëvendësuesin, një italian në krye të listës

Hans-Dieter Flick do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit, kjo tashmë është e sigurt për mediat gjermane, me trajnerin i cili do të pasojë Loew në krye të përfaqësues gjermane. Kush do të jetë trajneri i ri i Bayern? Kjo është një pyetje jo e lehtë pasi bëhet fjalë për stolin e një prej klubeve më të fuqishme në Europë. Julian Nagelsmann shihej deri dje si kandidati kryesorë por vetë trajneri i Leipzig e ka mohuar në mënyrë kategorike se ka pasur kontakte me përfaqësues të Bayern. Kjo nuk do të thotë se pista Nagelsmann është shuar, përkundrazi, por në këtë garë nuk është i vetëm.

Allegri

Max Allegri është një tjetër emër që po qarkullon fuqishëm në Mynih, ish trajneri i Juves pëlqehet shumë nga CEO i Bayern, Karl-Heinz Rummenigge. As Allegri nuk do të ishte kundër kësaj ideje, pas dy viteve pushim është i gatshëm të marrë drejtimin e një klubi të madh, Bayern është maksimumi në këto momente. Emri i Allegri lakohet shumë edhe në Serie A, ku klube si Napoli, Roma por dhe Juve kanë shprehur interesimin për shërbimet e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular