Shtatë sportistë të mitur kanë rënë pre e provokimeve të një 30-vjeçari, menaxher i një klubi sportiv, i cili u dërgonte foto nudo dhe mesazhe me përmbajte erotike.
Kjo ka ndodhur në Volos të Greqisë, ku sipas mediave vendase, i riu gjatë periudhës se izolimit për shkak të masave kufizuese të vendosura si pasojë e situatës nga koronavirusi, u shkruante 7 të miturve në rrjetet sociale, dhe ‘i bombardonte’ me foto nudo dhe mesazhe erotike.
Pasi skandali u bë publik në media, 30-vjeçari u pushua nga puna.
Sipas mediave greke, rasti në fjalë u zbulua nga babai i një atleti 14-vjeçar, pasi u alarmua nga fotot e 30-vjeçarit në telefonin e djalit të tij.
I shokuar nga ajo që i panë sytë, babai i 14-vjeçarit kontaktoi edhe me familjet e shokëve të klubit të të birit të cilët gjithashtu zbuluan se fëmijët e tyre merrnin vazhdimisht mesazhe erotike nga menaxheri i tyre. Prindërit iu drejtuan Policisë për të bërë denoncim.