BallinaKryesore“Të refuzojmë shtypjen!”- Presidenti Meta mesazh nga Vlora për 25 prillin: Lirinë...

“Të refuzojmë shtypjen!”- Presidenti Meta mesazh nga Vlora për 25 prillin: Lirinë mund ta mbrojmë vetëm duke forcuar demokracinë

Presidenti Ilir Meta dha një tjetër mesazh për zgjedhjet e 25 prillit duke theksuar se lirinë mund ta mbrojmë vetëm duke forcuar demokracinë dhe duke refuzuar shtypjen shoqërore.

Deklaratat e kreut të shtetit u bënë nga Vlora, ku ai mori pjesë në ceremoninë e vlerësimit të pesë Heronjve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, të cilët dhanë jetën për lirinë e Atdheut.

Është detyrimi i çdo brezi ndaj historisë sonë të përbashkët dhe ndaj së ardhmes europiane të Shqipërisë. Ky nderim është edhe vlerësim i respektit dhe dinjitetit si shqiptarë.  

Sot nuk duhet të lejojmë nga askush që të ekslipsohet drita e flakës së lirisë që ata ndezën. Dhe lirinë mund ta mbrojmë vetëm duke forcuar demokracinë dhe duke refuzuar çdo lloj shtypje shoqërore.

Ndaj ftoj të gjithë qytetarët e Vlorës të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, dhe të tregojnë dinjitetin e tyre dhe njëkohësisht fuqinë e tyre përmes votës së lirë dhe të barabartë”, tha Meta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular