BallinaEkonomiEMRI/Shoqata e Bankave zgjedh kryetarin e ri të Bordit Mbikqyrës

EMRI/Shoqata e Bankave zgjedh kryetarin e ri të Bordit Mbikqyrës

Në datën 15 prill 2021 u zhvillua mbledhja e Asamblesë sëShoqatës Shqiptare të Bankave (AAB). Sipas agjendës, dhe në përputhje me statutin e AAB-së, u zgjodh Bordi Mbikëqyrës i Shoqatës, me pesë anëtarë.

Anëtarët e zgjedhur janë:

  1. Bledar Shella, Drejtor i Përgjithshëm i OTP Bank Albania;
  2. Seyhan Pencabligil, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT);
  3. Maltin Korkuti, Drejtor i Përgjithshëm i CredinsBank;
  4. Dritan Mustafa, Drejtor i Përgjithshëm i Tirana Bank;

Z.Bozhidar Todorov,  Drejtor i Përgjithshëm i FIBank Albania.

Kryetar i Bordit Mbikëqyrës u zgjodh z. Bledar Shella dhe z. Seyhan Pencabligil u zgjodh Zëvendës Kryetar.

Zyra Ekzekutive e AAB-së falënderon Komitetin Ekzekutiv dhe ish Kryetarin, zotin Silvio Pedrazzi,- i cili, së afërmi do të angazhohet në projekte të tjera, – për përfaqësimin e Shoqatës me cilësi, standard dhe vizion, duke përballur me sukses situatën e vështirë të krijuar nga pandemia Covid-19, dhe me këtë rast i uron Bordit Mbikëqyrës dhe Kryetarit, z. Bledar Shella, suksese në përballimin e kërkesave të reja të zhvillimit të tregut bankar dhe përfaqësimit të industrisë bankare!

Zyra Ekzekutive

Shoqata Shqiptare e Bankave

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular