BallinaKryesore“Vetëm ‘thërrimet’ përfundojnë te fermerët”/ Presidenti Meta: 60 % e parave të...

“Vetëm ‘thërrimet’ përfundojnë te fermerët”/ Presidenti Meta: 60 % e parave të subvencioneve shkojnë për pagesa jo produktive

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ngritur shqetësimin e mosmbështetjes së fermerëve nga ana e qeverisë. Në një postim në Facebook, Kreu i Shtetit thotë se kjo është e pafalshme, pasi është edhe rrënja e braktisjes së fshatrave. Meta shprehet se 60 përqind e parave të subvencioneve shkojnë për pagesa jo produktive.

Mesazhi i Metës:

“Mosmbështetja e bujqësisë dhe e fermerëve, është e pafalshme dhe rrënja e braktisjes së fshatrave dhe e shpopullimit të vendit.

Edhe ato pak fonde “mjerane” të përcaktuara nga buxheti për Bujqësinë dhe që janë 10 herë më pak se fatura, që do t’i paguhet  Becchettit, harxhohen në pjesën dërmuese për spote, konferenca, panaire dhe “kotësira” korruptive.

Plot 60 përqind e parave të subvencioneve shkojnë për pagesa jo produktive. Ndërsa vetëm “thërrimet” përfundojnë te fermeret, të cilët të braktisur punojnë dhe prodhojnë me kosto 40% më të lartë se fqinjët në rajon.

Prandaj 25 Prilli, është referendum popullor për shumë më tepër para dhe mbështetje për Bujqësinë dhe fshatin”, shkruan Kreu i Shtetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular