BallinaKryesoreTë dhënat personale në listat e PS: Si votojnë krerët e drejtësisë...

Të dhënat personale në listat e PS: Si votojnë krerët e drejtësisë së re

Në rrjetën e vjedhjes së të dhënave personale që Partia Socialiste i përdor për qëllimet e saj elektorale kanë rënë edhe drejtuesit e organeve të reformës në drejtësi, ata të prokurorisë speciale dhe ata të SPAK.

Lapsi.al ka arritur ta sigurojë pak ditë më parë këtë database ku janë të përfshira të dhëna konfidenciale të 910 mijë votuesve të Tiranës nga 19 deri në moshën 99 vjeç. Dokumenti përmban të dhënat personale të secilit prej nesh, si numrat e telefonit, numrin e kartës së identitetit, numrin e qendrës së votimit, vendin e punës për shumicën e të regjistruarve dhe një përshkrim të përkatësisë politike për secilin prej qytetarëve, por edhe të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kështu ne kemi kërkuar në database emrat e personave të zgjedhur në Gjykatën Kushtetuese.

Kryetarja e saj në detyrë Vitore Tusha konsiderohet si votuese e LSI dhe ka patronazhist Denis Mersinin.

Image

Ndërsa anëtarja tjetër e kushtetueses e zgjedhur me votat e PS, Elsa Toska në listat e kësaj parti figuron si një votuese e saj e sigurtë.

Image

Tjetër mendim kanë patronazhistët e PS për anëtaren e zgjedhur nga presidenti Meta, Sonila Ibrahimi. Ajo ka patronazhiste Enida Malaj dhe në lista rezulton “e pasigurtë” dhe me preferencë të papërcaktuar.

Një rast tjetër interesant është edhe ai i Arta Vorpsit. Ajo u votua si anëtare e Gjykatës Kushtetuese nga parlamenti, por nuk u dekretua si e paligjshme nga presidenti Meta. Më pas ajo shkoi të betohej në një noter poshte urës së Lanës. Po t’u besosh listave të Rilindjes, ajo e ka bërë këtë për t’i shërbyer partisë sepse në to ajo rezulton votuese e sigurtë e PS.

Image

Prokurorja e sapozgjedhur e Tiranës Elisabeta Imeraj, ndonëse e përfshirë në konfliktet e fundit me PD, nuk rezulton e përfshirë politikisht.

Image

Po kështu as kreu i KLP që e zgjodhi atë ende pa marrë vetingun, Gent Ibrahimi nuk është ngjyrosur. Për të partia ka caktuar patronazhist Dhurata Hykën.

Image

Ndërsa më neutral duket sipas të dhënave të PS-së Prokurori i ri i sapo Zgjedhur Olsian Çela. Atë partia e vëzhgon me anë të Erid Bicit.

Image

Shefin e SPAK, Arben Krajën socialistët e llogarisin mes votuesve të tyre të sigurtë.

Image

Askush nuk do të kishte dyshime për Ardian Dvoranin që së fundi u largua nga Këshilli Emërimeve në Drejtësi dhe Gjykata e Lartë pas përplasjeve me presidentin Meta për të manipuluar një vend në kushtetuese. Edhe për PS ai rezulton i kuq flakë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular