BallinaKryesoreBujar Leskaj takim me ish të përndjekur politikë të Vlorës: Viktimat e...

Bujar Leskaj takim me ish të përndjekur politikë të Vlorës: Viktimat e komunizmit të kujtohen dhe krimet të mos harrohen!

Nga Bujar Leskaj

Viktimat e komunizmit të kujtohen dhe krimet të mos harrohen!
Zhvillova sot në sallën “Ismail Qemali” një takim me ish të përndjekur politikë të Vlorës.
Në takimin e organizuar nga znj. Alketa Agolli,z. Kreshnik Alimerko dhe z. Alban Agaj përshëndetën kandidatët për deputetë, Arbi Agalliu, Nada Meçorapaj dhe Nada Daullja.
Këtas njerëz fisnikë nuk janë ish të përndjekur, janë edhe sot, pas 8 vitesh qeverisje të Rilindjes, ENDE të përndjekur. Të përndjekurit politikë janë shtylla kurrizore e PD, janë ata shqiptarë, të cilëve sot u kemi një borxh të madh moral, ligjor, politik, kushtetues, njerëzor.
Në fjalën time fola për këta njerëz fisnikë, për vuajtjet e tyre dhe borxhin që u ka Shqipëria dhe veçanërisht Partia Demokratike. Shpalosa përpara tyre programin e PD për ish të përndjekurit politikë, ose atë që e quaj dekalogu i angazhimeve për ta.
Në programin e PD parashikohet:
• PD zotohet që brenda mandatit të parë të përfundojë pagesat për familjet e persekutuara nga regjimi komunist.
• PD angazhohet që në ditët e para në qeveri, të krijojë instrumentin dhe fondin për gjetjen e trupave të njerëzve të pushkatuar.
• Qeveria e PD do të ofrojë bursa studimi dhe kredi të buta për banesa, çifteve të reja nga pasardhësit e të përndjekurve politikë.
• PD do të subvencionojë shërbimet shëndetësore dhe rrisë pensionet e të përndjekurve nga komunizmi, që të burgosurve politikë t’ju jepen 100 Euro shtesë mbi pensionet e tyre.
• Atyre që kanë vuajtur punën skllavëruese dhe torturat e kolonive ndëshkimore në minierat e Spaçit e në Qafë të Barit Partia Demokratike do t’u mundësojë një pension si të minatorëve për ato vite që kanë punuar aty.
• PD do të dënojë të gjitha simbolet e komunizmit në Shqipëri dhe do të fusë në sistemin arsimor edukim të veçantë për këtë periudhë të errët të historisë tonë.
• PD angazhohet për ngritjen e muzeut në kujtim të viktimave të komunizmit. Angazhohemi në ngritjen e monumenteve kujtimore në respekt të personaliteteve të vendit të veçanta, ngjarjeve të veçanta historike edhe sakrificave të përndjekurve politikë dhe të rezistencës së tyre gjatë periudhës së errët të diktaturës.
• Ka ardhur koha që shoqëria të çlirohet njëherë e mirë nga prangat që i mbajnë akoma duart e lidhura. Asnjë xhelat i djeshëm nuk mund të jetë një shenjtor i sotëm, ndaj PD dhe kryetari Basha angazhohen për miratimin e një ligji për pastrimin e figurës që nuk do të jetë vetëm një distancim njëherë e mirë nga diktatura gjakatare 50-vjecare.
• PD do të garantojë që ky kapitull i errët i historisë sonë të mos rikthehet më në asnjë formë dhe në asnjë mënyrë dhe këtë kujtesë historike, këto viktima, këta heronj të kësaj kohe t’i kemi gjithmonë në zemër si shembuj dhe frymëzim të kurajës së një kombi që ecën i sigurt drejt destinacionit të vet perëndimor, europian dhe euro-atlantik.
Një falenderim i veçantë shkon për ish të persekutuarit, Aranit Hoxha, Lavdërim Mersini, Zija Xhaferraj, Tefta Mersini, Pajtim Lamaj (i cili dhuroi edhe disa libra) për fjalët dhe mbështetjen e tyre për PD në këto votime të 25 prillit.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular