BallinaKronikePlagosi pesë persona brenda Xhamisë, flet babai i autorit: Djali u lidh...

Plagosi pesë persona brenda Xhamisë, flet babai i autorit: Djali u lidh me një hoxhë dhe…

Babai i autorit të plagosjes së pesë personave në xhaminë “Dinë Hoxha” te Rruga e Kavajës në Tiranë ka treguar se djali i tij ishte lidhur me një hoxhë dhe falej.

“Un jam katolik. Djali u lidh me një hoxhë dhe falej në xhami. Jetojmë në kushte shumë të vështira. Djali vazhdoi shkollën për frëngjisht në Tiranë. Djali shkoi njëherë në Maqedoni dhe takoi disa myslimanë. Kur u kthye kaloi në depresion”, tha babai i Rudolf Nikollaj.

Gazetarja e “Panorama.al”, Etleva Delia raporton se autori 34-vjeçar Rudolf Nikollaj kishte qenë në kërkim nga policia deri në datën 12 prill. Ai ishte në kërkim nga “blutë” pasi në 10 mars kishte plagosur me thikë në këmbë një person. Më konkretisht, mësohet  se në rrugën “Kastriotët” ai kishte plagosur me thikë shtetasin Robert Kurti.

I dëmtuari e kishte denoncuar në Komisariatin Nr. 3 që ishte vënë në kërkim të autorit. Në njoftimin e datës 10 mars, Policia bënte me dije:  “Më datë 10.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit në kërkim R. N., 34 vjeç, pasi në rrugën “Kastriotët”, ka goditur me një mjet prerës (e dyshuar thikë), shtetasin R. K., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular