BallinaBotaSulmet me armë në SHBA nuk kanë të sosur, 5 persona...

Sulmet me armë në SHBA nuk kanë të sosur, 5 persona të plagosur në Lousiana, policia jep detaje…

Sulmet me armë në SHBA duket se nuk kanë të sosur. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 incidente me armë në vend. Në Lousiana, janë plagosur 5 persona, shkruan Reuters.

Personat e plagosur ndodhen në gjendje të rëndë në spital, por policia nuk ka dhënë shumë detaje sa i përket sulmit. Ata kanë sqaruar, se të plagosurit kanë qenë duke qëndruar jashtë një kafeneje, ndërsa autori, brenda saj.

Më pas, janë dëgjuar të shtëna armësh. Për autorin sipas mediave, dihet se është larguar me një makinë të bardhë tip “Ford”, e policia është vënë në ndjekje të tij.

Nga krahu tjetër mediat sqarojnë se incidentet e së dielës në SHBA, janë një dëshmi kërcënuese për komunitetin.

Kujtojmë që edhe të enjten, një person në Indiana, qëlloi për vdekje tetë persona, e më pas, i dha fund edhe jetës së tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular