Një ngjarje e rëndë mësohet se është regjistruar në qytetin e Sarandës, teksa një fëmijë rreth 3-vjeçar është dërguar me helikopter në Tiranë.
Mësohet se fëmija është dërguar drejt spitalit të traumës në kryeqytet, pasi aksidentalisht në shtëpinë e tij i ka rënë sipër tij dollapi i shtëpisë dhe për rrjedhojë është goditur keqas në kokë duke i krijuar frakturë të rëndë.