Një prej firmëtarëve themelues të PD, sot kreu i Dhomës Shqiptaro Britanike Zenel Hoxha është takuar sot me kandidaten e PD për deputete dhe drejtuesen politike ne qarkun Tiranë Jorida Tabaku. Eshte vet z.Hoxha i cili përmes rrjetit social në FB e njofton këtë takim teksa kërkon mbështetje për zonjën Tabaku tekse shkruan: ‘Me deputeten e ardhshme Jorida Tabaku, e specializuar ne nje nga kolegjet e Oxford. Lidhja jonë eshtë e shumëfishtë: Tirana, PD dhe Britania e Madhe. Ajo konkuron në zonën (Njësia2), ku jetojmë dhe punojmë. Me ketë rast ftoj te gjithe miqtë e mi te kontribuojnë per te patur ne Parlamentin e ardhëshëm, njerez me cilësi të larta si Znj. Tabaku”.
Në dhjetor të vitit 1990, Zenel Hoxha mbështet dhe i bashkohet Lëvizjes Studentore antikomuniste duke dhënë një kontribut te spikatur sidomos në momentin kritik të përplasjes së studentëve me policinë ku dhjetëra studentë u arrestuan së bashku me zotin Hoxha, atëherë banor i Qytetit Studenti dhe pedagog i jashtëm i universitetit. Zenel Hoxha së bashku me studentë pro aktiv të lëvizjes ishin frymëzues, drejtues te lëvizjes, duke i dhënë përfundimisht orientim politik asaj lëvizje madhështore historike për të ardhmen e Shqipërisë. Ai ka kontribuar shumë në themelimin e partisë së parë opozitare Partia Demokratike e Shqipërisë dhe është një nga anëtarët e Komisionit Nismëtar të PD (15) të cilët udhëhoqën popullin për përmbysjen e regjimit të egër komunist. Ai është drejtuesi i parë i degës së Partisë Demokratike të Tiranës.