BallinaKronikeGjak në PD-në e Kavajës, i arratisuri dhe Edi Rama dalin me...

Gjak në PD-në e Kavajës, i arratisuri dhe Edi Rama dalin me deklaratë ‘të përbashkët’!

spot_img
spot_img

Ndërkohë që policia e ka shpallur në kërkim për plagosjen e një zyrtari të PD-së në Kavajë, Ndriçim Jonuzi ka bërë një video të cilën e ka shpërndarë në rrjet dhe jep variantin e tij për atë që ndodhi dje në zyrat e Partisë Demokratike.

Versioni i tij për ngjarjen është i njëjti me atë të policisë dhe medieve pranë kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar ngjarjen e rëndë brenda zyrave të PD-së si një “incident banal”.

Jonuzi pretendon se Okshtuni, të cilin e plagosi, kishte penguar një qytetar që të parkonte makinën e tij, ku kishte dhe të ëmën e moshuar, dhe për këtë shkak ai ka marrë armën dhe e ka qëlluar.

Ai gjithashtu pretendon se në kohën e shkuar në lokalin e tij shkonin shumë demokrat, por “harron” që të shpjegojë dhe përmendë faktin se përse ai në këtë “incident banal dhe rastësor” shoqërohej nga drejtori i Policisë Bashkiake në Kavajë, e cila drejtohet nga socialistët, Marsel Shtylla, i cili është gjithashtu në kërkim.

“Po e bëj këtë video për të sqaruar vëllezërit e mi myslimanë që nuk kam ndërmend të merrem me politikë as sot as mot. Lul Basha më ka cilësuar socialistë, duke hedhur poshtë të gjitha sakrificat që unë kam bërë për PD-në, të flasë me të gjithë përfaqësuesit e PD-së së vjetër dhe ti pyesë ata nëse unë jam apo jo socialist (përmend emrat e disa ish-zyrtarëve të PD).

Pyeti mirë ata se kush e rrezikoi jetën që të ndalte përdhunimin e grave dhe të vajzave, pyeti më mirë përpara se të dalësh dhe të flasësh. Unë kam bërë shumë më tepër sakrifica për PD po nuk e shoh të udhës që ti përmend këtu, ta dijnë mirë të gjithë se dy mbiemrat i kam se xhaja i babës sim është dënuar me pushkatim për shkak të vendosjes së bombës në ambasadës ruse.

Padyshim që nuk jam krenar për atë që kam bërë, si besimtar që jam zoti të më falë, nuk ka lidhje me sulme politike, të gjithë e dinë atë që ndodhi dje në xhaminë Dine Hoxha, ne e ndjejmë si për vete, si besimtarë që jemi, na kujtohet ajo e Zelandës së re, ku u vranë vëllezërit dhe motrat tona.

Kur pashë këtë mistrecin që i zuri vendin një plaku me thinj dhe një nëne me shami, Mir Gjocin që i ka flokët me thinja, shkoi për iftar te roptë e vetë, dolën dy horra që i kanë buzët me qumësht, thjesht i kam fol ‘hape rrugën’, megjithatë më vjen keq për të ëmën e atij, si për plakën time, ndodhi. Vëllezër ma bëni hallall për shqetësimet, Çim Jonuzi i ka mbaruar punët me PD-në, nuk më intereson asnjë prej partive”, shkruan i arratisuri.

Menjëherë pas kësaj alibie të Jonuzit duke pretenduar se është një demokrat që tenton të vrasë anëtarët e kësaj partie, kryeministri Edi Rama ka nxituar që ta përdorë deklaratën të arratisur, për të blinduar alibinë e ngjarjes së rëndë duke bërë fakt të kryer fjalët e një të kërkuari që i fshihet drejtësisë.

“Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s’ka asnjë motiv politik!Autori s’ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s’ka faj për ngjarjen po për politizimin skandaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman!”, shkruan Rama menjëherë pas publikimit të videos nga Ndriçim Jonuzi.

Por kryeministri njësoj si i kërkuari që derdhi gjak në zyrat e Partisë Demokratike, “harron” që të përmendë faktin se bashkëpunëtor të tij në këtë ngjarje të rëndë ishin edhe dy zyrtarë të bashkisë socialiste të Kavajës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular