BallinaAktualitetPas fotos 'bombë', edhe patronazhisti i autorit që përgjaku selinë e PD...

Pas fotos ‘bombë’, edhe patronazhisti i autorit që përgjaku selinë e PD nxjerr bllof Ramën

Kryeministri, Edi Rama, ka folur ditën e sotme me gjuhën e një ish-të dënuari për vrasje në Itali dhe autorin e një ngjarje të rëndë që për pak shkaktoi një tragjedi të madhe brenda ambienteve të një prej shtabeve elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë.

Nriçim Jonuzi (Tahiri) mbrëmjen e djeshme i shoqëruar nga drejtori i policisë bashkiake dhe një zyrtar tjetër i këtij institucioni që kontrollohet krejtësisht nga socialistët, përgjaku pa asnjë lloj frike zgjedhjet duke qëlluar mbi sekretarin e PD-së.

Pas një morie lajmesh në mediat që janë në borderonë e “Rilindjes”, ai këtë të martë bëri edhe një auto-video ku konfirmonte lajmet se pavarësisht se shoqërohej me zyrtarë të pushtetit, pavarësisht se merr tendera nga bashkia socialiste, ai është demokrat.

Skenari pastaj vazhdohet nga vetë kryeministri, i cili në vend që të shfaqej i alarmuar për faktin se policia e tij nuk është në gjendje të kap një person që ka derdhur gjak në mes të Kavajës, ka marrë si të mirëqena fjalët e një të arratisuri dhe sulmon Partinë Demokratike.

Sipas Ramës, meqenëse i kërkuari Jonuzi deklaron se është i PD-së, atëherë të gjithë duhet ta besojmë.

Por ka një problem, që nxjerr zbuluar dhe blof Edi Ramën.

Syri. net ka konsultuar dabase-in që rrodhi nga Partia Socialiste dhe sipas patronazhistit të Ndriçim Jonuz Tahirit, ai është votues i Partisë Socialiste dhe jo i PD-së, siç thanë në deklaratën e përbashkët i arratisuri dhe kryeministri i vendit!

Më parë u publikua edhe një foto ku shihen të tre protagonistët e plagosjes së zyrtarit demokrat, duke konsumuar një vakt me kryetarin e Bashkisë së Kavajes, Redian Krali, që është dhe i besuari i Edi Ramës për këtë qytet.

Në foto janë Markel Shtylla, shef i policisë bashkiake, Dorian Troploni, polic bashkiak dhe Ndriçim Jonuzaj (Tahiri), autor i plagosjes me armë.

Image

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular