SPAK njoftoi sot se do të verifikojë audio-përgjimin e publikuar nga gazetari Artan Hoxha, ku drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame dëgjohet të rekomandojë që të mos u kthehet përgjigje pronarëve të 100 mijë objekteve informale që nuk plotësojnë kushtet për legalizim, pasi mund të kalojnë me palën tjetër. Gazetari investigativ Artan Hoxha në një postim në Facebook shpreh gatishmërinë për të ngjitur shkallët e godinës së SPAK-ut.
“Epo mire, ja kam marre doren ngjitjes se shkalleve te SPAK-ut. Nuk e kam per here te pare. Te pakten dy here kam qene vitin e kaluar ne SPAK, dhe 6 here te tjera, ne prokurorite e rretheve per denoncimet e parcelave me kanabis…Gjithsesi, qe te jemi te qarte, nese nuk u pergjigjem ne telefon, mos u shqetesoni. Nuk kam “humbur” me deshire…. Ose me kane sekuestruar telefonat serish dhe nuk kam mundesi te pergjigjem, ose me kane “sekuestruar” edhe mua me gjithe telefona…Por ç’do e keqe e ka nje te mire.
Sepse do te kem edhe njehere tjeter mundesine, te interesohem per dy celularet e mi te sekuestruar me 15 shtator 2016, nga paraardhesja e SPAK, Prokuroria e Krimeve te Renda…
Piloti veteran italian, qe u rrezua ne grykederdhjen e lumit Ishem, Guido Andrea Guidi, pas 5 muajeve izolimi ne Shqiperi, u la i lire te kthehet ne shtepi, pa i hyre gjemb ne kembe. Edhe avioni i tij, qe do te transportonte 200 kg kanabis, u riparua dhe tashme eshte kthyer ne fluturim ne Itali.
Te vetmet prova “kriminale” ne kete tentative te trafikut nderkombetare te kanabisit, kane mbetur dy celularet e mi, qe ne fakt sherbyen per te denoncuar pikerisht kete narkotrafik. Jeta vazhdon….” shkruan Hoxha.
Gazetari Hoxha publikoi sot regjistrim audio në të cilin dëgjohet sesi kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame u jep udhëzime punonjësve për të vepruar në shërbim të fushatës zgjedhore. Lame reagoi duke thënë se audio është bërë në 2017, pas zgjedhjeve. Presidenti dhe lideri i opozitës e dënuan, ndërsa kryeministri Edi Rama tha se është përkthyer gabim dhe se nuk ka lidhje me votat.