BallinaKronikeLAJMI I FUNDIT/ Arrestohet i dyshuari kryesor për vrasjen e Pjerin Xhuvanit,...

LAJMI I FUNDIT/ Arrestohet i dyshuari kryesor për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ja informacionet paraprake (EMRI)

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së 56-vjeçarit Pjerin Xhuvani sot në Elbasan. Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për Arbër Paplekan. Sipas Lalës, Papleka është ish-efektiv i RENEA-s.

Ndërkohë që janë plagosur katër persona të tjerë, mes tyre një efektive e forcave “Shqiponja” me inicialet Xh. S. dhe dhëndri i viktimës.

Të plagosur kanë mbetur krahas polices kanë mbetur edhe tre persona të tjerë me inicialet, E.P, E.V dhe P.V.

Sipas burime zyrtare të policisë dhe prokurorisë, ish-efektiv i forcave të RENA-s, dyshohet se ka hapur zjarr ndaj Xhuvanit, i cili thuhet se po qarkullonte në një automjet pa targa, ndërkohë që ka lënë të vdekur viktimën.

Mësohet se ndaj tij janë shtënë 8 plumba, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Viktima e ngjarjes së sotme është personazh me shumë dritëhije. Ai u denoncua nga PD për incidentin në Ditën e Verës, kur zoti Basha dhe Rama shkuan në Elbasan, ku sipas bluve Xhuvani ishte mbështes i PS-së. Më herët ai ka qenë përkrahës i LSI-së, ndërsa kohët e fundit kishte kaluar me PS-në.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular