Fjalori i madh i gjuhës shqipe është një prej projekteve më të mëdha të Akademisë së Shkencave. Profesor Jani Thomai ka dhënë detaje mbi grupin e punës dhe pritshmëritë.
Ndërsa promovoi Fjalorin e Xhuvanit, për te cilin tha se është ripunuar dhe përfshin leksikun e pas ‘90-es, ai iu pergjigj pyetjeve per fjalorin e madh të gjuhës shqipe.
“Fjalori i madh do të ketë rreth 100 mijë njesi gjuhësore e leksiko- frazeologjike” tha ai.
Ai bëri me dije grupin e punës që sipas tij do të jetë bashkëpunim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademisë së Shkencave të Kosovës, Institutit Albanologjik të Prishtinës, Akademisë së Studimeve Albanologjike ne Shqipëri, universitetet etj.
Puna për Fjalorin e madh sapo ka filluar, me informatizimin e skedave. Ai theksoi se në fjalorin e ri shpjegimet ideologjike të bartura do të eliminohen.