BallinaKronike“Pati shkëmbim zjarri”, dëshmitë e para nga vrasja në Elbasan. Plagosen dhëndri...

“Pati shkëmbim zjarri”, dëshmitë e para nga vrasja në Elbasan. Plagosen dhëndri i viktimës dhe efektivja e “Shqiponjave”

Dalin në dritë detaje të reja nga ekzekutimi i Pjerin Xhuvanit në Elbasan, pak më parë. “BalkanWeb” mëson nga dëshmitarë nga vendngjarja se ka pasur shkëmbim zjarri, ndërsa nuk dihet akoma se mes kujt është shkëmbyer zjarr.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se kanë mbetur edhe dy persona të plagosur, përkatësisht një efektive e forcave “Shqiponja” me inicialet Xh. S. dhe dhëndri i viktimës.

Nga të dhënat e para dyshohet se autor i këtij krimi që tronditi Elbasanin dhe mbarë vendin, teksa vjen vetëm katër ditë para zgjedhjeve, është një ish-efektiv i forcave RENEA.

Vrasja Ne Elbasan776

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular