Në lidhje direkte me A-Show, nga Hollanda, me gazetarin Adi Krasta, Vincent van Gerven Oei, hodhi dritë edhe më shumë mbi skandalin e të dhënave personale.
“Unë nuk jam habitur për atë që ka ndodhur ne FB sepse përdorimi i rrjeteve sociale në interes të qeverisë ka vazhduar në mënyrë integrale në strategjinë e komunikimit.”
“Para skandalit në FB ka pasur një abuzim nga kompania gjermane duke stimuluar shkrime dhe video kundër qeverisë.
“Në FB ka pasur një abuzim komplet që akoma vazhdon sepse dosja në FB nuk është mbyllur akoma dhe ne nuk e dimë nëse ka një abuzim të vazhdueshëm ose ka pasur një ndërhyrje ose jo pas largimit të Zhang.”
“Kompania ka neglizhuar situatën duke lejuar qeverinë të terrorizoj popullin e tij por duke qen “që Shqipëria është një vend i vogël nuk ja vlente kompanisë të merrej në zbulimin e saj.”
Ne duhet të pranojmë që këto rrjete sociale nuk janë krijuar vetëm për të mirën e shoqërisë por ata janë krijuar për fitimet e kompanive dhe e kanë si model fitimi prandaj duhet të jemi të kujdesshëm për këtë.”
“Forcimi i zbulimit te ‘Lapsi.al’ është një sulm frontal ndaj lirisë së shtypit, sepse fshehtësia e burimit është e shenjt në gazetari.’
“Prokuroria duhet të kishte shkuar te zyrat e PS dhe jo në zyrat e gazetarisë. Përdorimi nga një pari politike është shumë e rëndë sepse rreziku është ajo që po shohim tani duke u bërë presion njerëzve të thjeshtë sepse është si një mëshirim i dosjeve të sigurimit në sistemin komunist.”